Pacolli nga tubimi në Hajvali, i jep mbështetje Koalicionit për Familjen
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
pacolli
16 orë më parë
Linku u kopjua

Koalicioni për Familjen ka zhvilluar një tubim masiv në Hajvali, ku morën pjesë qytetarë të shumtë dhe drejtues të rëndësishëm të koalicionit. Gjatë këtij tubimi, përveç liderëve të koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, një mbështetje të fuqishme dhe të veçantë për koalicionin e dha edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në fjalën e tij, Behgjet Pacolli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë mes qytetarëve dhe koalicionit, duke garantuar një të ardhme më të mirë për familjet kosovare. Ai theksoi mbështetje të plotë për kandidatët e koalicionit dhe apeloi qytetarët që të angazhohen fuqishëm për të mbështetur kandidaturat e koalicionit për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Drejtuesit e koalicionit falënderuan qytetarët e Hajvalisë për praninë dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që dhanë gjatë këtij tubimi, i cili ishte mbushur me entuziazëm dhe optimizëm. Ata theksuan se ky ishte vetëm fillimi i një fushate të fuqishme për mbrojtjen e interesave të familjeve kosovare dhe për një të ardhme më të mirë për vendin.

Gjatë tubimit, u prezantuan gjithashtu kandidatët për deputet nga Komuna e Prishtinës, të cilët do të paraqesin angazhimin dhe përkushtimin e tyre për zhvillimin e Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shehu, i cili theksoi se kishte ardhur enkas nga Shqipëria për të mbështetur Koalicionin për Familjen, pasi, siç tha ai, "familja është e shenjtë."

Koalicioni për Familjen mbetet i angazhuar për të ofruar një program politik që mbështet çdo familje dhe garanton përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025