Omicron, variantet dhe nënvariantet e tij janë ende të pranishme, dhe simptomat e sëmundjes po ndryshojnë përsëri.
Përveç simptomave të zakonshme, mjekët në Indi vunë re se disa pacientë tani po raportojnë simptoma të reja që përfshijnë diarre, ulje të prodhimit të urinës dhe dhimbje gjoksi.
Përveç simptomave të përmendura, mjekët kanë vërejtur simptomat e mëposhtme:
- marramendje
- humbje e përkohshme e nuhatjes dhe shijes
- ethe
- gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
- lodhje
- dhimbje koke
- dhimbje të fytit
Nënvarianti omicron BA 2.75 ka një shkallë më të lartë transmetimi. Ai u zbulua së fundmi në Delhi. Shkencëtari kryesor i OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se BA.2.75 duket se ka pësuar mutacion në një mënyrë që mund të tregojë një "arratisje të madhe imunitare", që mund të nënkuptojë se njerëzit që kanë tashmë antitrupa nga lloji i mëparshëm mund të infektohen me këtë nënvariant.
Megjithatë, lajmi i mirë është se ky variant nuk shkakton sëmundje serioze. Mjekët vunë në dukje gjithashtu se periudha aktuale e rikuperimit për shumicën e pacientëve zgjat rreth një javë, raporton Times of India.