“Pa incidente”, afro 190 mijë votues më pak se në dhjetor 2025
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
“Pa incidente”, afro 190 mijë votues më pak se në dhjetor 2025
radoniqi
07/06/2026 - 20:04
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 sipas rezultateve preliminare të siguruara nga mbi 98 për qind e vendvotimeve, pjesëmarrja në votime ka qenë 712 mijë e 148 votues  apo 36.33 për qind.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha  se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në të njëjtën kohë kishin votuar 899 mijë e 517 qytetarë, apo 44.99 për qind e elektoratit.

Ai  ka vlerësuar se procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente që do të cenonin integritetin apo besueshmërinë e zgjedhjeve.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga mbi 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 712 mijë e 148 votues apo 36.33% nga 1 milionë e 959 mijë e 962 votues.  Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, kishin votuar 44.99% apo 899 mijë e 517 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues. ”, deklaroi Radoniqi.

Kryesuesi i KQZ-së njoftoi se në shumicën e vendvotimeve tashmë ka nisur numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike, duke i bërë thirrje komisionerëve që të respektojnë me përpikëri procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore.

“Njoftojmë se aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar në përpikëri të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të garantohet dhe të mbrohet plotësisht. Pas numërimit të çdo vendvotimi, rezultatet preliminare do të prezantohen në platformën e KQZ-së për rezultate”, tha ai.

Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se nga ora 19:00 ka hyrë në fuqi afati prej 48 orësh për paraqitjen e ankesave në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin e votimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Sipas KQZ-së, koha e publikimit të rezultateve të përmbledhura preliminare të subjekteve politike do të bëhet e ditur më vonë përmes njoftimit zyrtar të zëdhënësit të institucion

Të drejtë vote në këtë proces zgjedhor kanë pasur  1 milion e 959 mijë e 962 votues.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026