Pa fitues mes Arsenalit dhe PSV, Lens e mposht Sevillan
Lexohet për: 1 min.
13-Grupi B
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilat i takonin Grupit B të kësaj gare.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Philips”, Arsenali ka barazuar si mysafir me PSV, ku rezultati final i ndeshjes është 1:1, raporton KosovaPress.

Te PSV golashënues ishte Yorbe Vertessen (minuta e 50’), kurse te Arsenali golin e shënoi Eddie Nketiah në minutën e 42’.

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Lens dhe Sevillas, ku vendasit fituan me rezultat të ngushtë 2:1.

Te vendasit golashënues ishin Przemyslaw Frankowski (minuta e 63’) dhe Angelo Fulgini (minuta e 90+6’), kurse golin e nderit te Sevilla e shënoi Sergio Ramos në minutën e 79’.

Me pikët e reja, Arsenali zë vendin e parë në kuotën e 13 pikëve, katër sosh më shumë se PSV në vendin e dytë, kurse Lens renditet në pozitën e tretë me tetë pikë, krahas Sevillas që e mbyll Grupin B në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Rezultatet finale:

Lens 2:1 Sevilla

PSV 1:1 Arsenal

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025