Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) ka njoftuar se më 9 mars 2026 është mbajtur me sukses Kuvendi i rregullt i FPPK-së, në të cilin u miratua pjesa dërrmuese e pikave të parapara në rendin e ditës, duke krijuar bazën e nevojshme për zhvillimin e rregullt të garave dhe aktiviteteve të Federatës gjatë vitit 2026.
Sipas njoftimit, vendimet dhe ndryshimet e miratuara do të krijojnë mundësi më të mira për sportistët, trajnerët dhe gjyqtarët, përfshirë rritjen e numrit të bursistëve për vitin 2026, shtimin e aktiviteteve rajonale dhe shtetërore për pingpongut, si dhe fokusimin e veçantë në zhvillimin e gjeneratave të reja.
Megjithatë, gjatë punimeve të Kuvendit nuk u arrit të miratohen ndryshimet statutore, të cilat kërkojnë votën e dy të tretave (2/3) të anëtarëve të Federatës, si dhe nuk kaloi propozimi për plotësimin e anëtarit shtesë të Bordit Ekzekutiv. Këto çështje, së bashku me aspektet e tjera të cilat u mbështetën në parim, mbesin përgjegjësi e strukturave drejtuese të organeve të Federatës për t’u trajtuar në vijim, me qëllim të mundësimit të reformave dhe avancimit të mëtejshëm të organizimit dhe funksionimit të pingpongut në Kosovë.
