Mesut Ozil ka treguar ekipin e tij të ëndrrave të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, dhe në të ka disa surpriza.
Kampionati më prestigjioz do t’i rikthehet sot aksionit me ndeshjet e para të fazës së grupeve që do të zhvillohen nga ora 18:45 dhe 21:00, raporton KosovaPress.
Kylian Mbappe dhe Erling Haaland kryesojnë sulmin me Rodrin e Manchester Cityt në qendër të mesfushës.
Ozil ka zgjedhur yllin e Arsenalit, Bukayo Saka në krahun e djathtë dhe gjermanin Leroy Sane në të majtin.
Mbrojtja përbëhet nga ish-bashkëlojtari i Ozil te Reali, Sergio Ramos, Antonio Rudiger si dhe Ruben Dias.
Manuel Neuer, i cili fitoi Kupën e Botës me Ozil është zgjidhja e këtij të fundit për portier.
Ozil u pensionua nga futbolli në moshën 34 vjeçare, me problemet e shpinës që luajtën një rol të madh në këtë vendim.