OVL UÇK në Pejë: Turp, Gërvalla përdhosi UÇK-në
Lajme
Lexohet për: 3 min.
DIta e Veteranit
1 javë më parë
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Pejë, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt, duke thënë se ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare “gjeneral të vetëshpallur”, është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Në reagimin e OVL UÇK në Pejë thuhet se me keqardhje të thellë dëgjuam fyerjet e rënda të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt dhe luftës së lavdishme të UÇK-së.

“Ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare “gjeneral të vetëshpallur” është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm në front; mbi 920 luftëtarë ranë dëshmorë në krah të tij në Dukagjin, duke u përballur me makinerinë vrastare të Serbisë. Ata nuk luftuan për tituj, por për lirinë e Kosovës, për lirinë që sot e përfaqëson padenjësisht vetë ministrja Gërvalla-Schwarz, e cila, në vend që ta nderojë këtë sakrificë, zgjedh ta përçmojë. Ajo që është edhe më e dhimbshme është fakti se Donika Gërvalla-Schwarz, vajza e Jusuf Gërvallës (njërit prej simboleve të qëndresës kombëtare) po e përdor pozitën e saj për të përçmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo nuk po e nderon sakrificën e babait të saj, por po ia rrotullon eshtrat në varr me gjuhën e urrejtjes ndaj atyre që e bënë realitet lirinë për të cilën ai u flijua”, thuhet në reagim.

Ministrja Gërvalla-Schwarz është personi i parë në politikën e pasluftës që e përdor sakrificën e dëshmorëve për t’i sulmuar ata dhe për të njollosur luftën e shenjtë për liri.

“Kjo nuk sjell bashkim, por ndarje. Nuk forcon shtetin, por e përçan popullin. Nuk e nderon të kaluarën, por e shkel me përbuzje”, thuhet në reagim.

https://kosovapress.com/donika-gervalla-thumbon-ashper-opoziten

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025