Osmani uron Krishtlindjet: Të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë
Lexohet për: 1 min.
96121650624257
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

Osmani, ka potencuar se kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!  Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”, është shprehur Osmani.

Ndryshe, Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, sonte nga orën 18:00 do të organizojë pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes 2022. Ndërsa, në orën 24:00 do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025