Osmani takon shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me ç’rast diskutuan lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë.
Në njoftim thuhet se presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.
Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.
https://kosovapress.com/serbia-provokon-serish-xhandarmeria-ka-shkelur-vijen-ndarese-kufitare-ne-merdare-2