Osmani takon kongresistët që nisen iniciativën për ta përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lexohet për: 2 min.
1-Torres-Himes
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur sot në takime nga bashkudhëheqësit e grupit për çështje shqiptare, kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, si dhe nga anëtari i grupit, kongresisti Robert Aderholt.

Sipas një komunikate të Presidencës, gjatë takimit me kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, Osmani i falënderoi dy bashkudhëheqësit e grupit për çështje shqiptare në Kongres, për angazhimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu vlerësimin për të gjitha nismat e ndërmarra në Kongres dhe në raport me administratën amerikane nga kongresistët në mbështetje të Kosovës, përfshirë iniciativën për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt, si dhe me anëtarë të tjerë të Kongresit drejt avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve speciale me SHBA-të. Në takim me kongresistin Robert Aderholt, presidentja Osmani e njoftoi për punën e institucioneve të Kosovës dhe për reformat që po ndërmerren, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Presidentja Osmani potencoi se roli i NATO-s në Kosovë është tejet i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Osmani dhe kongresisti Aderholt po ashtu diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025