Osmani takon Hovenier: Aleanca e Kosovës me SHBA është ekzistenciale
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Osmani takon Hovenier: Aleanca e Kosovës me SHBA është ekzistenciale
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit.

E para e vendit tonë shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Osmani përsëriti urimet për presidentin e sapo zgjedhur Donald Trump dhe kabinetin e tij, teksa theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-në është ekzistenciale, ndaj shfaqi shpresën që edhe me administratën e re do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se vendi ynë edhe më tej do të mbetet në fokusin amerikan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024