Osmani takon ambasadorët e QUINT-it: Sulmi, rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
qunintt
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE), për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas shpërthimit në Ibër Lepenc.

Gjatë takimit, presidentja Vjosa Osmani ka potencuar cenimin që i është bërë sigurisë kombëtare të vendit përmes sulmeve në infrastrukturën vitale.

Zyra e Presidentes në Kosovë njofton se në takim është diskutuar për reagimin e institucioneve përgjegjëse krahas kësaj situate, me ç’rast si presidentja Vjosa Osmani, ashtu edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë  për menaxhimin dhe punën e bërë në këtë situatë.

“Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë  për menaxhimin dhe punën e bërë. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor.

Më tej thuhet se në vazhdim të ditës, Presidentja do t'i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024