Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar një grup të organizatave të komunitetit shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja, Bujanovci dhe Mali i Zi, të cilat veprojnë në SHBA.
Sipas Osmanit, ky takim me mërgatën shqiptare është dëshmi e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit të Kosovës, si dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka theksuar nevojën e ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë në Shtetet e Bashkuara.
“Në bashkëbisedim me mërgatën, Presidentja Osmani tha se Kosova pret mbështetjen e tyre edhe në fushën e investimeve. Sipas Presidentes Osmani, në Kosovë tashmë është krijuar një klimë e përshtatshme për investime, ndaj investimet nga mërgata janë të mirëseardhura”, thuhet në komunikatë.