Osmani takohet me Majlinda Kelmendin, në Pejë i thonë “ma e mira në dynja”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani takohet me Majlinda Kelmendin, në Pejë i thonë “ma e mira në dynja”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qëndruar për një vizitë të shkurtë në Pejë, në orët e para të pasdites.
KosovaPress mëson se ajo është takuar me sportisten më të mirë në historinë e vendit, kampionen olimpike dhe botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.
Pas këtij takimi, Osmani ka bërë një shëtitje të shkurtë edhe nëpër qendër të Pejës.
Në një video që është shpërndarë nga këshilltarja e saj, Egnesa Vitia, presidentja shihet duke u përshëndetur nga një qytetare e cila i thotë “më e mira në dynja”.
Osmani ia kthen me një “faleminderit”.
Ditëve të fundit presidentja ka zhvilluar një seri vizitash në pjesë të ndryshme të vendit. Ajo ka thënë se kjo praktikë nuk është fushatë, por thjesht falënderim për qytetarët “për përkrahjen dhe dashurinë” që i kanë shfaqur gjatë mandatit të saj si shefe e shtetit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.