Osmani takohet me homologen sllovene
Lexohet për: 1 min.
osmani-900x600
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osman është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc-Musar, në margjinat e Samitit të Paqes për Ukrainën që u mbajt në Zvicër, këtë javë.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmani njoftoi për këtë takim me të parën e shtetit slloven.

“Në Samitin e Paqes, ishte kënaqësi të takohesha me miken time të dashur, presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar”, shkroi Osmani ndër të tjera.

“Kosova është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë!”, ka thënë Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024