Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se pret nga Ukraina të kthejë mbështetjen ndaj Kosovës. Ajo përsëriti mbështetjen ndaj këtij vendi, ku tha se askush nuk mund të bie në kurthin e Putinit. Kështu u shpreh ajo në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, ku ambasadat dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë pritur gazetarët e strehuar nga Ukraina. Gazetarja e parë ukrainase e cila u strehua në Kosovë tha se Prishtina është shtëpia e saj e dytë.
Në shënimin e ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e para e shtetit deklaroi se po i bashkohen mbështetjes ndaj këtij vendi, duke kujtuar sakrificën dhe vendosmërinë për të luftuar për paqe.
"Presim që Ukraina do të kthejë mbështetjen edhe kah Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon”, deklaroi ajo.
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde tha se për herë të dytë, Ukraina po e feston pavarësinë e saj në kohë lufte. Sipas tij, shënimi i kësaj dite në Kosovë tregon mbështetjen për Ukrainën dhe gjithë gazetarët që po qëndrojnë këtu.
Gazetarja e parë ukrainase që u strehua Kosovë, Lyudmila Makey u shpreh se çmimi i pavarësisë së Ukrainës është i lartë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.