Osmani për vrasjen e gruas në Pejë: Ky fenomen po plagos shoqërinë tonë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes të një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë.

E para e vendit ka thënë se ky fenomen i tmerrshëm dhe femicidi duhet të ndalet njëherë e përgjthmonë e me çdo kusht.

Ajo u bëri thirrje institucioneve të vendit, atyre të sigurisë dhe drejtësisë që të angazhohet për të ndalur dhunën mbi baza gjinore.

"Fatkeqësisht sot të gjithë jemi zgjuar sot në mëngjesë me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid me përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht. Mënyra e vetmë për të ndalë atë është nëse rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet dhe si komb. Duhet të çohemi në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash dhe gra për të humbur. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve që të ndalim njëherë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore", tha ajo.

Osmani këto komente i bëri pasi mori pjesë në iniciativën “Thinking of you”, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja tha se ky instalacion do të ndërkombëtarizohet pasi është mënyra më artistike për të shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe mbi të gjitha për të shprehur fuqinë e jashtëzakonshme të gruas së Kosovës.

Edhe autorja e këtij instalacioni, Alketa Xhafa-Mripa, tha se përmes të njëjtit tregohen storje të të mbijeturave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024