Osmani pas takimit me kryetarin Ahmeti: Lipjani komunë e cila ofron shumë mundësi
Lexohet për: 1 min.
Lipjan - Osmani
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka vizituar Komunën e Lipjanit ku është pritur nga kryetari Imri Ahmeti.

Osmani tha se Lipjani është komunë e cila ofron shumë mundësi për të rinjtë, derisa tha se qytetarët e kësaj komune duhet të krenohen me punën e kryetarit Ahmeti.

E para e vendit ka treguar se gjatw takimit me kryetarin Ahmeti kanw diskutuar për zhvillimin ekonomik, bujqësinë, fuqizimin e të rinjve, grave dhe iniciativa të tjera që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Po ashtu, kryetari, Imri Ahmeti shtoi se në takim e ka informuar presidenten për projektet aktuale dhe ato të ardhshme.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, qëndrimin  në Komunën e Lipjanit e ka vazhduar me takimin e grave dhe të rinjve por edhe të komuniteteve në këtë qytet. Po ashtu, ajo ka vizituar edhe qytezën antike të Janjevës./A.Drenica/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024