Osmani në pritje të vendimit të Kushtetueses për të shpallë datën e zgjedhjeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani në pritje të vendimit të Kushtetueses për të shpallë datën e zgjedhjeve
Vjosa Osmani
Foto Arkiv
09/03/2026 - 14:28
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në pritje të Gjykatës Kushtetuese nëse caktohet masë e përkohshme për ta shpallur datën e zgjedhjeve të reja.

Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 6 mars pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri. Megjithatë, ky dekret është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, mes tjerash duke kërkuar edhe masë të përkohshme.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, tha për KosovaPress se presidentja e mirëpret masën e përkohshme, duke ritheksuar se ajo në asnjë moment nuk e paragjykon vendimin përfundimtar të gjykatës në lidhje me kushtetutshmërinë e dekretit.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina për KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026