Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë përballjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se 25 vjet pas përfundimit të intervenimt të NATO-s Kosova shkëlqen me sukses sa i përket vlerave demokratike.
Osmani gjatë fjalimit të saj tha se Kosova mbetet vendi më pro BE dhe NATO në rajon e tutje dhe sipas saj duke iu bashkangjitur kësaj aleance do të jenë afër aleatëve për paqe dhe siguri globale.Sipas saj janë duke punuar për një Kosovë që prodhon diversitet për të gjithë andaj shtoi se të drejtat e njeriut nuk duhet parë si projekte të përfunduara por të punohet çdo ditë.
Ajo tha se deklarimet e Serbisë për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve janë të rrejshme, pa bazë dhe me motive politike.
Osmani poashtu ka përmendur përpjekjet e vazhdueshme të e serbisë për destabilizim.
Osmani ka përmendur edhe eskalimet e serbisë pas sukseseve të Kosovës në Kshillin e Evropës dhe arrestimin e zyrtarëve policor.