Osmani në 27 vjetorin e masakrës së Krushës së Vogël: Mbi hirin e tragjedisë u ngrit jeta
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani në 27 vjetorin e masakrës së Krushës së Vogël: Mbi hirin e tragjedisë u ngrit jeta
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ceremonisë së rivarrimit të Ajvaz Shehut në Krushë të Vogël tha se në këtë vend mbi hirin e tragjedisë u ngrit jeta.
"Më 26 mars 1999 këtu ndodhi një nga aktet më të errëta, një krim që tronditi ndërgjegjen e botës. Regjimi serb vrau 113 burra djem dhe fëmijë. Kjo histori nuk mbyllet me kaq, mbetet e hapur. Mungesa e tyre nuk është vetëm dhimbje por një boshllëk për gjithë shtetin dhe shoqërinë tonë", deklaroi Osmani.
Ajo tha se asnjë emër i familjarëve qe ende nuk janë gjetur nuk duhet të shndërrohet vetëm në numër.
"Sot Ajvaz Shehu do të ishte 43-vjeçar. Një pritje e gjatë për familjen e tij. Sot kthehet për tu prehur në vendin e tij. Ka mungesë dhe pritje të drejtësisë. Kjo është dëshmi se sa është e rëndë për familjet. Është thirrje e qartë se asnjë emër nuk duhet të shndërrohet në numër", tha ajo.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.