Osmani mirëpret afrimin e rrugës së Kosovës drejt KiE-së: Moment historik
Lexohet për: 2 min.
VJosa-Osmani
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Në sesionin e sotëm në Strasburg pro Kosovës votuan 131 deputetë, kundër 29 dhe 11 abstenuan. Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia kundër hyrjes së Kosovës në KiE nuk u miratuan dhe si të tilla u hodhën poshtë. “Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që nëpërmjet votës pro mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën për të drejta të njeriut. “Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë”, ka përfunduar Osmani. Çështja tash kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosin në muajin maj nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025