Osmani: Mbrojtja nga sulmet hibride mbetet e domosdoshme
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Osmani
2 javë më parë
Linku u kopjua

Qëndrueshmëria kombëtare është themeli mbi të cilën ndërtohet siguria, zhvillimi dhe e ardhmja e shtetit. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”.

Përmes kësaj konference të cilën e ka organizuar Ministrja e Mbrojtjes synohet ndarja e praktikave më të mira dhe bashkëpunimi në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta.

Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Osmani u shpreh se qëndrueshmëria kombëtare është detyrim ndaj brezave të ardhshëm.

Sipas saj krahas fuqizimin të institucioneve të sigurisë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i infrastrukturës kritike janë elemente të rëndësishme për qëndrueshmëri.

Osmani tha se veprimet e institucioneve të Kosovës duhet të jenë të koordinuara për t’u përballur me çfarëdo lloj sfide.

“Qëndrueshmëria kombëtare nuk është vetëm një koncept teorik, por është themeli mbi të cilin ndërtohet siguria, zhvillimi dhe e ardhmja jonë si shtet...Në një kohë kur kërcënimet ndaj sigurisë janë më komplekse se nga luftërat konvencionale dhe hibride tek sulmet kibernetike, Kosova duhet të jetë e gatshme për sfidat me të cilat ballafaqohemi sot dhe për ato të së ardhmes. Na duhet një arkitekturë sigurie që është invoative, fleksibile dhe e përgatitur për t’u përballur me secilin skenar... Investimi i vazhdueshëm në armatim si dhe në personelin tonë ushtarak dhe në mirëqenien e tyre është jetik ashtu siç është dhe investimi i vazhdueshëm në institucionet tjera të sigurisë. Në një botë ku kërcënimet hibride po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara edhe qëndrueshmëria ekonomike është po aq e rëndësishme, mbrojtja nga sulmet hibride është po ashtu e domosdoshme. Shteti ynë duhet të investoj në përmirësimin e infrastrukturës kritike dhe një ekonomie të qëndrueshme me theks në sigurinë energjetike”, theksoi presidentja, Osmani.

Kryeministri, Albin Kurti theksoi se qëndrueshmëria kombëtare nuk është opsion që duhet zgjedhur, por domosdoshmëri shtetërore e kombëtare.  

Ai potencoi se viteve të fundit kanë ndërmarrë hapa përmes të cilëve është forcuar ky aspekt i sigurisë.

Sipas tij me reformat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë e blerjet ushtarake është rritur gatishmëria për mbrojtje të integritetit të vendit, por edhe aftësia për parandalim e rimëkëmbje nga çdo goditje.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh se qëndrueshmëria kombëtare është kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë dhe për të siguruar që e ardhmja ndërtohet mbi themelet e forta.

Sipas tij kjo konferencë qëllim kyç ka forcimin e bashkëpunimit, dhe ndarjen e praktikave më të mira të cilat do ta përmirësojnë e pasurojë qëndrueshmërinë kombëtare.

Drejtori i NALTI-it, Christian Nawrat tha se në Kosovë ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi për qëndrueshmëri kombëtare po vazhdon të përmirësohet.

Sipas tij qëndrueshmëria kombëtare është ADN e NATO-së.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025