Aktgjykimi ndaj liderit të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare do të shpallet më 26 shkurt, konfirmoi sot gjyqtarja Sena Uzunoviq.
Pas seancës në të cilën Dodik dhe mbrojtja e tij, dhe përfaqësuesit e Prokurorisë së BeH, paraqitën fjalët e tyre përfundimtare, Uzunoviq tha se ajo do ta shpallë aktgjykimin jo-përfundimtar të mërkurën e ardhshme, në orën 13:00.
Pas seancës, ai u tha gazetarëve jashtë selisë së Gjykatës së BeH se në rast të një vendimi fajësie, Parlamenti i Republikës Serbe do të vepronte menjëherë dhe "do të merrte vendime të rëndësishme".
"(Një) vendim fajësie mund t'i jep një goditje vdekjeprurëse Bosnje dhe Hercegovinës," kërcënoi Dodik, i cili pretendon se gjyqi është pjesë e një komploti që synon largimin e tij nga politika.Ai gjithashtu kërkoi që Dodik dhe Lukiq t'iu ndalohet mbajtja e posteve në organet ekzekutive ose legjislative për një periudhë dhjetëvjeçare, gjë që praktikisht do ta dërgonte presidentin aktual të RS në pension politik, pasi ai nuk do të kishte më të drejtë të kandidojë për postin në zgjedhje.