Osmani: Mbështetja dhe inkurajimi janë thelbësore për fëmijët me autizëm
Lexohet për: 1 min.
339122091_6259753327409378_5461455537740624264_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim fëmijët me autizëm.

Ajo ka potencuar se mbështetja dhe inkurajimi janë thelbësore për fëmijët me autizëm.

“Ata janë me ne, unik në potencialin e tyre, ndaj duhet të bëjmë gjithçka çdo ditë që ata të jenë edhe të barabartë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë, e cila dje (2 prill) është shënuar edhe në Kosovë është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas./KosovaPress

May be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoor
May be an image of 2 people, child, people standing and indoor
May be an image of 2 people, child, people standing, balloon and indoor
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024