Osmani: Ligji për KPK dhe KPM-në nuk kanë arritur asnjëherë në Presidencë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media, nuk kanë arritur asnjëherë në Zyrën e Presidencës. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media, e cila tha se në Presidencë nuk janë dërguar as versionet e para e as ato të fundit.

E pyetur se është kërkuar nga shumë akterë të ndryshëm që të kthejnë projektligjin për KPK dhe KPM-në në Kuvend, Osmani ka thënë se ligjet janë dërguar nga partitë politike në Gjykatën Kushtetuese prandaj nuk janë dërguar në Presidencë.

Sa i përket Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Vjosa Osmani ka shtuar se AGK nuk ka kërkuar takim me Presidencën, e as nuk ka dërguar shqetësim apo ndonjë analizë.

https://kosovapress.com/deputetet-miratojne-ligjin-per-komisionin-e-pavarur-te-mediave

Sa i përket rastit të Faton Hajrizi, Osmani theksoi se “kemi të bëjmë me një shtet fashist edhe në raste të tilla tentojnë të shkaktojnë pengesa”.

Osmani, ka theksuar se komunikimi është duke vazhduar dhe pritet derisa të ketë një përgjigje konkrete.

“Republika e Kosovës e ka një Zyrë Ndërlidhëse në Serbi. Të gjitha përpjekjet nga ana e Republikës së Kosovës janë duke u bërë, thjeshtë kemi të bëjmë me një shtet fashistë që edhe në raste të tilla tentojnë që të bëjnë çmos që të shkaktojnë pengesa. Komunikimi është duke vazhduar... duhet të presim derisa të kemi një përgjigje konkrete”, ka thënë Vjosa Osmani.

Kanë kaluar 10 ditë që kur pretendohet se Faton Hajrizi është vra në Serbi nga policia serbe, pasi që dyshohet se i njëjti kishte vrarë një polic serb. Trupi i pajetë ende nuk është sjellë në Republikën e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024