Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova është rreshtuar në anën e demokracisë dhe lirisë. Në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova Osmani tha se kriza në Ukrainë është betejë mes vlerash, vlerash të lirisë në anën tjetër dhe të autokracisë në anën tjetër. Dhe për këtë, sipas saj Kosova është në anën e vendeve demokratike që po e përkrahin Ukrainën.
Osmani tha se kjo situatë ka rëndësi për Kosovën, sepse tendenca e Rusisë për destabilizim nuk është vetëm ndaj Ukrainës, por është një tendencë që për fat të keq është edhe për vendet tjera.
Sipas presidentes Osmani, Kosova është duke i marr të gjitha masat e sigurisë në bashkëpunim edhe me partnerët e saj për të siguruar paqe dhe siguri në vend.
Osmani tha se qëndrimi i Serbisë ndaj pushtimit rus në Ukrainë dëshmon se Serbia synon të luajë rolin e saj në Ballkanin Perëndimor ashtu siç po e luan Rusia në Ukrainë./KosovaPress/