Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian në Britani të Madhe, ku temë kryesore e diskutimeve është lufta në Ukrainë.
Osmani ka thënë se lufta në Ukrainë po e rrezikon sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Evropës. Ajo ka kërkuar mbështetje unike nga të gjitha vendet në mbështetjen e tyre për Ukrainën, e cila po përballet me agresionin rus qe nga shkurti 2022.
E para e vendit tonë ka folur edhe mbi intervenimin e NATO-s 25 vjet më parë duke i dhënë fund regjimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe duke sjellë lirinë për popullin shqiptar. Ajo tha se Kosova është storie suksesi e demokracisë, e cila gjithmonë ngadhënjen kur vendet janë të bashkuara për luftuar të keqen.
Ndërkohë në SHBA ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, presidentja Osmani ka thënë se kjo është çështje për të cilën vendos vetë populli amerikan me votën e tij të lirë. Ajo njëherësh ka shprehur mirënjohje për kontributin e madh që ka dhënë SHBA dhe aleatët e saj në mbështetje të Kosovës në luftën e saj për liri dhe zhvillimin e demokracisë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.