Osmani kërkon mbështetje nga Luksemburgu për hyrjen e Kosovës në BE
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden.
Ajo me këtë rast ka theksuar nevojën e mbështetjes së Luksemburgut për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së dhe përshpejtimin e hyrjes së Kosovës në Bashkimit Evropian bazuar në merita.
“Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t`i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
E para e vendit tonë po merr pjesë samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin hungarez Budapest, ku gjatë ditës ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Belgjikës Alexander De Croo.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe Këshillin e Evropës në vitin 2022.
Për gati një vit e gjysmë, Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga vendosja e masave të BE-së, të cilat përfshijnë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për MSA, mos ftesën në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pati deklaruar se masat do të hiqen kur vendet anëtare të BE-së vendosin.