Osmani flet për pesë vite mandat, mungon qeveria në video
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani flet për pesë vite mandat, mungon qeveria në video
Foto Arkiv
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se gjatë këtyre pesë viteve kishte sfida të ndryshme por në asnjë moment puna për republikën tonë nuk është ndalur.
Ajo ka publikuar një video ku shihet se kishte ftuar përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar dhe vendor, por aty nuk është parë kryeministri Albin Kurti ose dikush nga kabineti qeveritar.
“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Fillimi i këtij mandate erdhi në rrethana sfiduese dhe rrugëtimi deri sot ka pas sfida të ndryshme por në asnjë moment puna për republikën tonë nuk është ndalur sepse besimi im ka qenë i qartë. Një Kosovë që hap dyer jashtë, është gjithnjë e më e fortë edhe brenda, një Kosovë që dëgjohet në botë, është gjithnjë e më e fort edhe brenda”, tha ajo.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që qëndruat me të për Kosovën e përjetshme.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.