Osmani: Fati nuk ishte me ne në xhudo e boks
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sërish për ecurinë e garuesve kosovarë në Lojërat Olimpike në Paris, atje ku deri më tani Kosova ka siguruar vetëm një medlaje, atë të argjendtën nga xhudistja Distria Krasniqi.

Pavarësisht kësaj, Osmani përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se Kosova po dëshmon në Paris paraqitjet të nivelit të lartë, por fati nuk ishte me garuesit në xhudo dhe boks, raporton KosovaPress.

“Në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje. Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë.

Pavarësisht rezultateve, Osmani ka siguruar sportistët atje se e gjithë Kosova është në mbështetje të tyre, raporton KosovaPress.

“Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024