Osmani e pret në takim Hovenierin, e njofton se ka nisur fazën e konsultimeve për zgjedhjet e rregullta
Lexohet për: 1 min.
Vjosa OSMANI HOVENIER
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Në takim, presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori Jeffrey Hovenier kanë diskutuar për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit.

Tutje, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Vjosa Osmani njoftoi ambasadorin amerikan edhe “lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta”.

“Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me zëvendësambasadoren e re të SHBA-së, Anu Prattipati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024