Osmani e Konjufca bëjnë thirrje për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në përvjetorin e 25 të masakrës në Çikatovë të Vjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca bënë thirrje për vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

E para e vendit, Vjosa Osmani tha u drejtua të gjitha institucioneve të drejtësisë që t'i marrin në pyetje dëshmitarët dhe t'i mbledhin provat, në mënyrë që të fillojnë proceset gjyqësore për ata që kanë kryer këto krime.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se masakrat e kryera tregojnë për qëllimin e pushtetit serb në shfarosjen dhe zhdukjen e kombit shqiptar. Ai tha se ky qëllim i Serbisë nuk u arrit falë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATO-s.

Në homazhe mori pjesë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeç.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
560
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024