Osmani: Drafti për asociacionin që po qarkullon në media është ‘fake news’
Lexohet për: 1 min.
311079341_633850571541274_8362682483027859313_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë premten se drafti për asociacionin që po qarkullon në media është një ‘fake news’.

“Nuk kemi në tavolinë ndonjë draft lidhur me Asociacionin. Është një " fake news”, tha ajo.

Sa i përkët çështjes së inciativës Frano-gjerman, Osmani tha se ka për qëllim nxitjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo theksoi se do të ketë takime në javët në vijim nga përfaqësuesit  franko-gjermanë për të dhënë detje rreth iniciativës. Ajo tha se qëllimi i tyre është i mirë. Megjithatë, Osmani tha se në asnjë mënyrë nuk do të tolerojnë të cënohet sovraniteti i Kosovës.

Po ashtu Osmani ka folur të premten për çështjen e targave, ajo tha se zbatimi i vendimit është çështje e sundimit të ligjit. “Ekisiton një grup i vogël i serbëve që nuk i kanë konvertuar targat në RKS. Shtyria e vazhdueshme e zbatimit të vendimit  nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave kriminale serbe”, tha ajo.

Ajo ka ftuar qytetarët serbë që të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025