Osmani do të merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II
Lexohet për: 2 min.
0-Vjosa-Osmani-2022-7
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të merr pjesë në ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën më 19 shtator.

Të dielën, ajo është ftuar të merr pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Elizabeth II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga sekretari për Punë të Jashtme James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, presidentja Osmani do të takohet edhe me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Lindsay Hoyle.

Në mesazhin ngushëllues për vdekjen e Elizabeth II, presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin britanik, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025