Osimhen stërvit i vetëm te Napoli, kjo është arsyeja
Lexohet për: 2 min.
12-Osimhen
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Napolit, Victor Osimhen ka stërvitur i vetmuar sot për shkak të një gripi, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Cagliarit.

Osimhen nuk stërviti sot me bashkëlojtarët e tij te Napoli, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë kampioni italian përmes një komunikate, raporton KosovaPress.

25 vjeçari ushtroi vetëm në fitnes dhe jo në fushë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Cyril Ngonge u stërvit i vetëm në fushë dhe në fitnes për shkak të një lëndimi të lehtë.

Osimhen shënoi gol në barazimin 1:1 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Sipas “Sky Sport Italia”, nigeriani nuk rrezikon të humbasë ndeshjen e radhës në Serie A kundër Cagliarit të Claudio Ranierit të dielën, më 25 shkurt, pavarësisht se nuk u stërvit me shokët e tij sot.

Osimhen është rikthyer së fundmi nga detyra ndërkombëtare në AFCON dhe ndeshja kundër Barcelonës ishte paraqitja e tij e parë në nivel klubi në vitin 2024.

25-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025