Osimhen: E kam marr vendimin për të ardhmen
Lexohet për: 2 min.
1-Osimhen
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Victor Osimhen i ka dërguar një mesazh shumë të qartë Napolit. Nigeriani, i përfshirë në Kupën e Kombeve Afrikane momentalisht me ekipin e tij kombëtar, foli për “CBS” dhe u fokusua veçanërisht në të ardhmen e tij:

"Unë tashmë kam marrë vendimin tim në lidhje me hapin e radhës që do të bëj në fund të këtij sezoni”, ishin fjalët e sulmuesit napolitan.

“Unë tashmë i kam gjërat të qarta, tashmë e kam planin tim, e di se çfarë dua të bëj. Mendoj se 60% e njerëzve flasin për mua dhe që po i ofrohem Premier Ligës. Kampionati anglez është një nga më të mëdhenjtë, por tani dua ta përfundoj sezonin me Napolin, pastaj të ndjek vendimin e marrë tashmë”, shtoi ai.

Fjalë që lënë pak vend për interpretim dhe janë të destinuara të shkaktojnë shumë diskutime. Osimhen ka rinovuar së fundmi kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij është diskutuar shumë javët e fundit, e kompletuar me një përplasje verbale në distancë mes sulmuesit dhe agjentit të Kvaratskhelia .

Megjithatë, nuk duhet harruar se në marrëveshjen e re është përfshirë edhe një klauzolë lirimi rreth 120-130 milionë euro. Me pak fjalë, në rast lamtumire, klubi i Aurelio De Laurentiis do t'i garantonte vetes të ardhura marramendëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025