Organizohet aktiviteti “Flasim për lektyrat shkollore”, sa janë atraktive për nxënësit?
2-Second
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Organizohet aktiviteti “Flasim për lektyrat shkollore”, sa janë atraktive për nxënësit?
etea-foto-pamje
23/02/2026 - 15:18
Linku u kopjua

Organizata ETEA zhvilloi të hënën aktivitetin “Flasim për lektyrat shkollore” me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.

Sipas gjetjeve të tyre, lektyra shkollore është një obligim për nxënësit e jo një atraksion.

Drejtori i kësaj organizate, Agon Ahmeti, tha se tek nxënësit ndikojnë edhe prindërit, të cilët nuk lexojnë libra.

Ajo vuri në dukje se përveç lektyrave, kopjohen edhe edhe referatet.

“Një raport hulumtues i ETEA-s që ka pasur në fokus lektyrat shkollore. ETEA ndër vite prej 2018 ka zhvilluar mbi 5 hulumtime për lexueshmëri. Kemi pasur target nxënësit. Më 2023 kemi pasur një shtrirje të gjerë. Konstant kemi marrë informacione për lektyrat shkollore, për shembull, sot lexohen ende lektyra që janë lexuar nga prindërit apo gjyshërit. Nxënësit e ndiejnë si proces obligativ e jo atraksion gjatë leximit. Edhe për referatet, sipas gjetjeve, del qe deri në 70 për qind të studentëve del se referatet i kopjojnë. Lektyrat shkollore konsiderohen mjeti kryesor që mësimdhënësi mund ta krijojë si shprehi. Në shkollat tona është praktikë që mësimdhënësit e rekomandojnë një lektyrë në muaj. E shohim të rëndësishme një gjetje tjetër se prindërit nuk kanë ndonjë kulturë të leximit dhe nuk janë model i duhur për fëmijët e tyre. Ata nuk e kujtojnë se kur i kanë parë prindërit e tyre me libër në dorë”, tha Ahmeti.

Ndërsa Meliza Krasniqi nga Instituti Albanologjik përmendi se si mësohet letërsia në shkollat e vendit.

Ajo përkrah idenë që letërsia të ndahet nga gjuha.

“Kjo kornizë duhet të zgjerohet më shumë. Është mësimi i letërsisë si bëhet te ne, lektyra është rezultati i fundit për ta, e marrin si obligim në formën se si ata e mësojnë letërsinë. Gjithmonë kam përkrahur idenë që letërsia të ndahet nga gjuha. Është një problematikë tjetër Fakulteti i Edukimit që edhe ata prodhojnë mësues e arsimtarë, të cilët nuk janë të specializuar as për gjuhë, as letërsi. Problemi i dytë është sistemi i mbingarkuar, kurrikula e Ministrisë së Arsimit. Kriteret që kanë për një lëndë të vetme dy fusha të ndryshme është e tepërt”, tha Krasniqi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026