Organizatat joqeveritare nga Kosova dhe Serbia kanë dënuar gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve të përdorur nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin. Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar prej 24 organizatave, i kërkohet kryeministres serbe Ana Bërnabiq që të reagojë.
“Ne, organizatat e shoqërisë civile të nënshkruara më poshtë nga Kosova dhe Serbia, dënojmë ashpër gjuhën fyese dhe poshtëruese të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve. I bëjmë thirrje qeverisë së Serbisë, respektivisht kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, të reagojë dhe të dënojë përdorimin e gjuhës së tillë të urrejtjes nga ministri Vulin dhe të apelojë kundër përdorimit të fjalës ‘siptar’”, thuhet në komunikatë.
Pavarësisht kësaj, ministri Vulin e ka përdorur në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme në rastin kur iu referohet shqiptarëve dhe vazhdon ta bëjë këtë pa asnjë pasojë në pozicionin e tij publik.
“Zyrtarët publikë që përdorin gjuhën e urrejtjes nuk kanë vend në qeveri. Gjuha e urrejtjes minon përhapjen e vlerave evropiane në shoqëritë tona, duke përfshirë kornizën normative për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe funksionimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante. Për më tepër, kur gjuha e urrejtjes përdoret lirisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë, për të synuar një grup të caktuar etnik, ajo mund të ketë pasoja shkatërruese, pasi nxit diskriminimin, radikalizimin etno-politik dhe potencialisht çon në dhunë. Retorika e përdorur nga ministri Vulin në fjalimin e tij është e njëjta retorikë e përdorur nga mediat dhe zyrtarët gjatë viteve te nëntëdhjeta për të dehumanizuar popullatën shqiptare dhe për të nxitur keqtrajtime, shkelje të të drejtave të njeriut dhe në fund krime lufte në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.
Organizatat nënshkruese janë: Aktiv, The Balkan Forum, Balkans Policy Research Group (BPRG), Belgrade Centre for Security Policy (BCBP), Civic Initiatives, Center for Peace and Tolerance (CPT), Democracy Plus (D+), Foundation BFPE For a Responsible Society, The Human Rights Council – Bujanovac, InTER, Jelena Lon?ar, Academic, University of Belgrade, Kosovar Centre for Security Studies (QKSS), Kosova Democratic Institute (KDI), Kosovo Laë Institute (KLI), Laëyers’ Committee for Human Rights (YUCOM), Neë Social Initiative (NSI), Mitrovica
Rahim Salihi, Civil Society Activist, Bujanovac, Valon Arifi, Civil Society Activist, Vjollca Krasniqi, Academic, University of Pristina, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE), Youth Initiative for Human Rights - Serbia (YIHR Serbia) dhe Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS).