Pasi që u hodh shorti për Parakualifikimet Evropiane për Kupën e Botës 2027, tani është publikuar edhe orari i ndeshjeve të Kosovës në këtë garë.
Kombëtarja e Kosovës në basketboll është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin, raporton KosovaPress.
“Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025”, shkruante në komunikatën e FBK-së.
Në nëntor të vitit të ardhshëm, Kosova luan si mysafire e Zvicrës dhe Irlandës, ndërkaq dy ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë si vendase kundër Azerbajxhanit dhe Zvicrës.
Më poshtë e gjeni orarin e Kosovës.
Kosova-Irlanda
Azerbajxhani-Kosova
Zvicra-Kosova
Irlanda-Kosova
Kosova-Azerbajxhani
Kosova-Zvicra