Opozita s'pritet të pajtohet për shpërndarje të Kuvendit
Lexohet për: 2 min.
Opozitaaa
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës s'pritet të gjejnë gjuhë të përbashkët për shpërndarjen e Kuvendit, që do të mundësonte dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. Në partinë më të madhe opozitare, PDK, thonë se vetëshkarkimi i deputetëve është zgjidhja më e mundshme në rrethanat aktuale politike, ndërkaq në LDK dhe AAK këmbëngulin se zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin vetëm përmes dorëheqjes apo shkarkimit të qeverisë Kurti. Në anën tjetër, analistët politikë deklarojnë se përçarja e opozitës më së shumti i shkon në favor të kryeministrit Albin Kurti.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë për KosovaPress se do të vazhojnë përpjekjet për të bindur LDK-në dhe AAK-në që të mbështesin idenë e shpërndarjes së Kuvendit për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Ajo thekson se s'kanë shtiza për opozitën, por synojnë të unifikohen për ta dërguar vendin sa më shpejtë në zgjedhje.

Mirëpo, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thekson se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm nëse Kurti jep dorëheqje apo shkarkohet.

Ajo nënvizon se deputetët e partisë së Lumir Abdixhikut nuk do të votojnë për një gjë të tillë në Kuvend.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se megjithëse janë në opozitë kanë qëndrime të ndryshme politike me PDK-në dhe LDK-në.

Në anën tjetër, analisti Dritëro Arifi, thotë se përçarja e opozitës i shkon në favor kryeministrit, Albin Kurti.

Megjithatë ai e sheh si të mundshme që secila prej tri partive opozitare të jenë të gatshme për koalicion paszgjedhor me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Në LVV kanë potencuar vazhdimisht se kërkesën për shpërndarje të Kuvendit e përkrahin vetëm nëse është e përbashkët nga PDK, LDK dhe AAK./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025