Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës të enjten opozita me 25 vota për dhe asnjë kundër ka arrit të shkarkoi anëtarët bordeve në dhjetë ndërmarrje publike komunale në kryeqytet.
Në këtë mbledhje, po ashtu me propozim të partive opozitare në kryeqytet VV, AAK dhe AKR, me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë zgjedhur anëtarët e rinj në bordet e këtyre ndërmarrjeve komunale.
Emërimet e aksionarëve të ri në ndërmarrjet publike në Prishtinë janë:
“Termokos”; Sami Borovci dhe Gëzim Mehmeti, Ndërmarrja Publike Banesore; Arianit Beqiri dhe Besart Krasniqi, kompania “Pastrimi”; Feim Osmani dhe Petrit Reçica, ndërmarrja publike “Hortikultura”; Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj, ndërmarrja publike “Trafikut Urban”; Gëzim Sveçla dhe Triera Kosumi Berisha, ndërmarrja publike “Sport marketing”; Endrit Zabërxha dhe Bahri Gashi. Ndërmarrja publike “Stacioni i Autobusëve”; Mirsad Vitia dhe Besnik Mujeci. Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”, Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri, Ndërmarrja publike “Kuzhina Qendrore”; Arbënora Berisha dhe Teuta Kadiu – Gjinolli, si dhe në ndërmarrjen publike “Pallati i Rinisë”; Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi.
Ndërsa, me kërkesën e asamblistëve prezent të opozitës, janë shkarkuar aksionarëve e këtyre ndërmarrjeve, që kanë qenë të përfshirë nga partitë në pushtet, LDK dhe PDK.
Emrat e aksionarëve të shkarkuar nga bordet e ndërmarrjet publike në Prishtinë janë:
Në këtë seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita nuk kanë marrë pjesë asamblistët e LDK-së dhe PDK-së.