Opozita mund Kurtin me 47.6%, LVV me Listen Guxo dhe Alternativen marrin 40.94%
Lajme
Lexohet për: 1 min.
476621511_4097669193789868_4097599221577064582_n
11 orë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga votat për subjektet politike. Deri më tani janë publikuar 92.18% e votave të numëruara, në bazë të të cilave, del se opozita ka më shumë vota se sa Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa LVV me Listën Guxo dhe Alternativen kanë marrë 318286 vota ose 40.94 %, PDK ka marrë 174639 vota ose 22.46 %, LDK 137302 vota ose 17.66 %, AAK-Nisma 58470 ose 7.52 % të vota.

Përndryshe, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280%, PDK 148.285 vota 17,009%, LDK me 110.985 vota ose 12,731% dhe AAK me 62.111  vota ose 7,124%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025