Partitë opozitare kanë shprehur kundërshtimet e tyre në lidhje me Projektligjin për Fondin Sovran, i cili është në konsultim publik. Sipas tyre, ky fond është antikushtetues, madje ende pa kaluar në Kuvend, opozita thotë se do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se për pozitën kjo Gjykatë është e parëndësishme.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala thotë për KosovaPress se draft-ligji për Fondin Sovran ka mangësi të mëdha dhe si i tillë mund të bie ndesh me parimet Kushtetuese.
Deputetja nga kjo parti, Valentina Bunjaku deklaron se mënyra si është prezantuar drafti është e papranueshme për këtë parti.
Ndërkaq, Emanuel Bajra, hartues dhe anëtar i Fondit Sovran, duke folur për rëndësinë e këtij Fondi, thotë se ky Fond do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke i dhënë një peizazh tjetër Kosovës në aspektin ekonomik.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kujtojmë që, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur Fondin Sovran, zhvillimor për ekonominë e vendit dhe ka paralajmëruar se Kosova është afër themelimit të këtij fondi.