Opozita e lëshon mbledhjen, dështon Komisioni Hetimor për MPJD-në
Lexohet për: 2 min.
komisioni-hetimor-310724
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mes përplasjeve të deputetëve opozitarë dhe atyre të pushtetit, sërish ka dështuar votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryetarja e këtij komisioni nga radhët e AAK-së Time Kadrija dhe nënkryetarja Ariana Musliu-Shoshi nga PDK e kanë braktisur mbledhjen pasi sipas tyre nuk ka gatishmëri për konsensus.

Kadrija kërkoi nga anëtarët që lista e dëshmitarëve nga pozita të jetë në fillim, më pas të përfshihet lista e opozitës dhe në fund të mbesin ministrat.

Porse, deputetët e partisë në pushtet, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Fitore Pacolli dhe Haxhi Avdyli  e kundërshtuan këtë, duke thënë se Kadrija po e shkel rregulloren dhe se kjo e fundit mos të pres kompromis.

Sipas Kryeziut, nuk mund të ketë kompromis në Komision Hetimor, për çka potencoi se vendimmarrja në të gjitha komisionet që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës është përmes votës.

Edhe anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se nuk do të ketë kompromis sa i përket kësaj çështje, për çka e akuzoi kryetaren e komisionit për shkelje të rregullores. Ajo kërkoi nga administrata që të thirret drejtori i zyrës ligjore si dhe ai i komisioneve për të treguar procedurat në mënyrë që mos të ketë bllokim.

Në rend të ditës në këtë komision ishte hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim dhe prezantimi i raportit të ekspertëve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024