Qeveria e Kosovës ka marr vendim të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe fëmijët e moshave nga 0 deri 16 vjet.
Kjo u konfirmua nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media.
"Të dashur fëmijë, të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit nga shteti juaj, por është investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim... Por, përveç investimit në fëmijët që janë edhe e tashmja e sidomos e ardhmja jonë, duhet të kujdesemi që t’i mbështesim edhe ata që kontribuan dhe ndërtuan shtetin e na sollën deri këtu. Prandaj, sikurse tashmë e kemi bërë traditë që sa herë që ka buxhet të mjaftueshëm dhe ekonomia rritet përtej projeksioneve, në fund të vitit po ndajmë mbështetje shtesë të njëhershme nga 100 euro, apo siç disa edhe kanë filluar ta quajnë pensionin e 13-të për të gjithë pensionmarrësit të cilët kualifikohen,” tha Kurti.
Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati shtoi se nuk ka nevojë për ndonjë aplikim shtesë pasi sipas tij i kanë listat e përfituesve në data bazat e tyre, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë.Kjo mbështetje, shënon herën e pestë brenda mandatit të Qeverisë Kurti për pensionistët.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...