Operacionin e fikjes së zjarreve në Prevallë e mbështeti edhe FSK-ja
Lexohet për: 2 min.
FSK
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ekipet e saj nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, Ekipit Mjekësor dhe Policisë Ushtarake janë bashkuar në operacionin për shuarjen e zjarreve në Prevallë.

Përmes, një njoftimi në faqen zyrtare në FSK-së, në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se ky operacion është mbështetur kapacitete ajrore nga KFOR, ekipe të zjarrfikësve nga Prizreni që për disa ditë u përballen për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.

“Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të  Gardës Kombëtare, Ekipe Mjekësore dhe Policisë Ushtarake janë bashkuar operacionit për shuarjen e zjarreve  në Prevallë,  të mbështetura me kapacitete ajrore nga KFOR, ekipe të zjarrfikësve nga Prizreni që për disa ditë u përballen për të lokalizuar dhe shuar zjarrin”, thuhet në njoftim.

Pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, u krijuan mundësi që zjarri të jetë nën kontrollë, derisa ekipet tani po kontrollojnë dhe po bëjnë të pamundurën që zjarret të mos përhapen përsëri.

https://kosovapress.com/shuarja-e-zjarrit-ne-prevalle-kfor-ofruam-ndihme-pas-kerkeses-nga-institucionet-e-kosoves

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024