Në kuadër të operacionit të koduar policor “Transmodulari”, Policia e Shtetit në Tiranë ka arrestuar tre persona për tregti me aparatura dekoder që transmetojnë kanaleve televizive vendase dhe të huaja, për të cilët kërkohet pagesë specifike nga platforma të licencuara zyrtare.
Policia me këtë rast ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 aparatura dekoderë.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. S., 21-vjeçe, E. Hj., 35-vjeç, A. Gj., 43- vjeçe, D. M., 23-vjeçe, G. D., 33-vjeç, G. P., 26-vjeçe, E. T., 21-vjeçe, të gjithë banues në Tiranë, ndërsa shpallet në kërkim shtetasi J. V., 30-vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve u gjetën 200 aparate dekoderësh, të modeleve të ndryshme tokësore dhe satelitore, dhe transmodulari që bënte kontrollin e IP-ve të shpërndara pas shitjes së dekoderëve, me listën e kanaleve specifike, si dhe gjithashtu bënte gjurmimin në kohë reale të kanaleve nëpër subjektet e shpërndara.