Behrami: U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së dhe Hashim Thaçit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Behrami: U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së dhe Hashim Thaçit
3 orë më parë
Linku u kopjua

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë.

Kandidati për deputet nga PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit e ka vlerësuar lart fjalimin e sotëm të Edi Ramës duke thënë se kryeministri shqiptar si gjithmonë është një mbështetës i jashtëzakonshëm i krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se njëjtë si Edi Rama, po kërkon tash e katër vjet një komision hetimor për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Postimi i plotë:

Si gjithmonë-një mbështetës i jashtëzakonshëm i Hashim Thaçit i Kadri Veselit dhe krerëve të UÇK-së. Habia e Edi Ramës është habi e imja tash e katër vjet.

Ka katër vjet që kërkojmë ngritjen e një komisioni hetues për Gjykatën. Dhe në legjislaturën e re është gjëja e parë që duhet ta bëjmë. Sot, shqiptarët e Kosovës duhet të ndihen keq, kokulur. Institucionet e Kosovës duhet të ndihen të poshtëruara. U desh të vijë Edi Rama për t’i treguar vlerat e UÇK-së, vlerat e Hashim Thaçit dhe të krerëve të UÇK-së. Edi Rama - zë i fuqishëm në Parlamentin e Shqipërisë. Edi Rama - zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian. Edi Rama - zë i fuqishëm në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Edi Rama - zë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024