Operacioni “Mix”, sekuestrohen 160 mijë euro në Korçë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të operacionit të koduar “Mix”, Policia e Shtetit në Korçë ka arrestuar një 56-vjeçar dhe ka sekuestruar 160 mijë euro, 240 gramë kokainë, një peshore elektronike, municion luftarak, laptop, çipa, telefon mobil dhe një automjet.

I dyshuari R. K., banues në Boboshticë, kishte përshtatur lokalin për përdorim drogash të forta dhe për lojëra fati, dhe në banesë mbante drogë, municion luftarak dhe 160.000 euro të fituara nga krimet.

Në ambientet e lokalit u kap duke blerë doza kokaine, shtetasi M. N., 20-vjeç, banues në Korçë, ndaj të cilit filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Mix” është zhvilluar si pjesë e megaoperacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024